Shpallje Vendi Vakant Specialist i Raportimit dhe Analizës së Rriskut
TITULLI I POZICIONIT Specialist i Raportimit dhe Analizës së Rriskut
DEPARTAMENTI Financës
QËLLIMI I POZICIONIT Siguron krijimin e një mjedisi të ndërgjegjësimit ndaj riskut dhe promovimin e zbutjes së riskut brenda dhe përreth shoqërisë. Siguron që janë marrë masat e duhura për të zvogëluar mundësinë e implikimeve financiare të pafavorshme për shoqërinë, gjithashtu përcakton se si do të monitorohen aktivitetet në vendin e punës për të siguruar se protokollet e menaxhimit të riskut janë duke u ndjekur.
PËRVOJA E KËRKUAR E PUNËS
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Financë / Kontabilitet ose fusha të tjera të ngjashme (Master shkencor ose Diplomë ekuivalente);
- Të ketë eksperience në menaxhimin e rriskut te Investimeve, të përfituar në institucione financiare apo banka;
- Të ketë njohuri mbi politikat dhe procedurat operacionale, në fushën e Investimeve;
- Të ketë njohuri të sistemeve të kontabilitetit;
- Të ketë eksperiencë pune minimum 5 vjet në këtë fushe, në banka ose në institucionet jo bankare të licencuara nga Banka e Shqipërisë;
- Të ketë certifikatë trajnimesh apo programesh në fushën e rriskut;
TË TJERA:
Njohuri të mira të gjuhës angleze
APLIKIMI
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV dhe letër interesi nëpërmjet adresës e-mail: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 07.04.2024.
Informohuni të parët.
Regjistrohu për të rejat më të fundit.
Konsultim falas
Na telefononi në (355) 44 511 666
Merrni kontrollin e së ardhmes suaj financiare në moshën e pensionit,
kurrë më parë nuk ka qenë kaq e thjeshtë.
Ne jemi këtu për të ndihmuar. Kontaktoni këshilltarët tanë:




















