Fondi i Investimeve SIGAL INVEST është Licencuar në datë 28/02/2023 me nr. licence 13 dhe vendim bordi nr.18 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes

Financiare.Aktualisht nuk ka të dhëna mbi performancën e fondit në të shkuarën.

Risku i investimit në fond i përket tërësisht investitorit.

Periudha e ofertës fillestare është 30 ditë.

Kuotat e sipërmarrjeve të investimeve kolektive nuk janë depozita dhe nuk janë të siguruara nga skema e sigurimit të depozitave dhe investimi në fond nuk është një investim i garantuar.

SIGAL INVEST u ofron mundësinë për të investuar në fond çdo individi, personi fizik apo juridik brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Investimi në fond shoqërohet me një nivel risku mesatar, rrjedhimisht investitorët e synuar duhet të jenë të mirë informuar për kushtet dhe karakteristikat e investimeve kolektive.

Investitorët e synuar janë ata investitorë që synojnë një kthim më të lartë nga investimi në një kornizë kohore afatmesme ku niveli i fleksibilitetit është gjithashtu i përshtatshëm. Fondi është një alternativë e përshtatshme për investitorët të cilët kërkojnë alternativa të tjera investimi të ndryshme nga produktet që ofrohen nga bankat, kanë një tolerancë në nivel mesatar risku dhe rrjedhimisht synojnë përfitim më të lartë. Toleranca e riskut ka të bëjë me pranueshmërinë e luhatjeve të mundshme afatshkurtra të çmimit të kuotës.

Shpërndarja strategjike e aseteve

Në përputhje me objektivat e investimit, asetet e fondit do të investohen në kategoritë si më poshtë:

Ekuivalentë “cash”-i, transaksione të anasjellta të riblerjes dhe depozita bankare me maturitet deri në 12 muaj;

Tituj borxhi qeveritarë të emetuar ose garantuar nga Republika e Shqipërisë;

Tituj borxhi të emetuara nga organet e Qeverisjes Vendore dhe nga shoqëri tregtare vendase, që tregtohen në tregje të rregulluara ose në një bursë titujsh në Republikën e Shqipërisë;

Tituj të transferueshëm dhe instrumente të tjerë financiarë të borxhit që tregtohen në tregje të rregulluara, në një shtet të Bashkimit Europian, apo në shtete të lejuara nga AMF;

Kuota të fondeve të investimit me fokus në tituj borxhi të emetuar në monedhën vendase;

Për arritjen e objektivit të investimit, fondi investon deri në 90% të totalit të aseteve në tituj borxhi të emetuar nga qeveria e Republikës së Shqipërisë. Për të maksimizuar kthimin total nga investimi, fondi mund të investojë deri në 30% të aseteve në tituj borxhi të emetuara nga organet e qeverisjes vendore dhe nga shoqëri tregtare vendase të tregtuara në tregje të rregulluara ose në një bursë titujsh në Republikën e Shqipërisë. Më shumë se 35% e vlerës së aseteve të fondit mund të investohen në tituj të transferueshëm ose në instrumente të miratuara të tregut të parasë, të lëshuara ose të garantuara nga qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Kuotat në Fond janë të emetuara në Lekë. Shuma minimale e investimit në Fond është 10,000 Lekë. Vlera minimale e llogarisë për qëndrimin në Fond është 10,000 Lekë. Nëse balanca e llogarisë mbetet më e vogël se 10,000 Lekë, llogaria mund të mbyllet. Në këtë rast, kuotat do të shlyhen me çmimin e aplikueshëm në ditën e mbylljes

Gjatë periudhës së ofertës fillestare të Fondit, çmimi i emetimit për kuotë është 1.000 lekë. Periudha e Ofertës Fillestare është 30 ditë.