Në pamje të parë pensionet mund të duken diçka e komplikuar, por ideja e tyre bazë është e thjeshtë. Përvoja tregon se, në mënyrë që, ju të anëtarësoheni në një Skemë Pensioni Privat Shtesë, fillimisht do të ishte me vlerë që ju të kuptonit përfitimet nga kursimi në një skemë të tillë.

Tashmë dihet se, Pensionet Shtetërore edhe pse mund të ofrojnë një minimum të ardhurash bazë, me standardet dhe kostot e jetesës së sotme ato janë të pamjaftueshme për të jetuar me dinjitet dhe të pavarur financiarisht në pleqëri.

Përse është e rëndësishme që të KURSENI TANI për DALJEN NË PENSION NESËR?

Mos u mjaftoni vetëm me Pensionin Shtetëror…

Në çastin që ju vendosni që të kurseni për pensionin tuaj, ju duhet të zgjidhni se çfarë duhet të bëni. Pensionet private shtesë kanë një sërë avantazhesh të rëndësishme, duke përfshirë edhe potencialin e investimit të tyre përgjatë viteve të karrierës tuaj për t’ju kthyer juve më pas mbrapsht në formë pensioni në një masë edhe më të madhe se ajo çka ju keni kontribuar ndër vite.

Si bazë, një pension privat shtesë është një plan kursimi afatgjatë ku ju jeni të çliruar nga pagimi i taksave.

Por çfarë do të thotë të jesh i çliruar nga taksat?

Të jesh i çliruar nga taksat ndërkohë qe je duke punuar dhe njëkohësisht duke kontribuar në një skemë pensioni privat shtesë do të thotë separatë tuaja të investuara në pension privat deri në masën e përcaktuar me ligj zbriten nga tatimi mbi të ardhurat dhe shkojnë për pensionin tuaj privat shtesë të pelqërisë.

A jeni të njohur me skemat e pensioneve private shtesë që ofrohen nga punëdhënësit tuaj? Për shembull, në sektorin privat?

Për t’i ndihmuar njerëzit që të kursejnë më shumë para për pensionin e tyre të pleqërisë, tani punëdhënësve u kërkohet që t’i anëtarësojnë punonjësit e tyre në skema pensioni të parashikuara nga vet punëdhënësit e tyre.

 

Me një plan pensioni, ju do të kurseni për një pension privat suplementar për të mundësuar kështu ngushtimin e hendekut që mund të krijohet për arsye të ndryshme në pensionin tuaj në pleqëri. Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar në: https://fondisigal.com.al/llogaritje-e-pensionit-te-programuar/ ose kontaktuar me këshilltarët tanë.