Historiku

SIGAL UNIQA INVEST – Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit Privat dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a. është person juridik i themeluar më 21.01.2006 dhe i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më datë 31.01.2006 me NUIS – K61423001P, me seli në Rr. “Ukraina e Lirë”, pas Kullave Binjake, midis Ambasadës së Kosovës dhe asaj Zvicerane (Pallati i Ri Teknoprojekt), Tiranë, me licencë nr. 2, datë 28.04.2022 lëshuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, përfaqësuar nga Z. ELVIS PONARI, Administrator.

Shoqëria Administruese ka si objekt të aktivitetit të saj veprimtarinë e administrimit të fondeve të pensionit privat dhe të aktiveve të sipërmarrjes së investimeve kolektive, mbështetur në licencën nr. 2, datë 28.04.2022, lëshuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Shoqëria administruese ka nën administrim:

  • Fondin e Pensionit Privat me Pjesëmarrje të Hapur SIGAL – Fond Pensioni Privat me Pjesëmarrje të Hapur, licencuar me vendim nr. 51 datë 30.03.2011 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
  • Fondin e Pensionit Privat me Pjesëmarrje të Hapur SIGAL PRO– Fond Pensioni Privat me Pjesëmarrje të Hapur, licencuar me vendim nr. 251 dhe datë 20.12.2022 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
  • Fondin e Investimit me Pjesëmarrje të Hapur me Ofertë Publike – SIGAL INVEST licencuar me vendim nr. 17 datë 28.02.2023 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare