Pension pleqërie

Përfitim pensioni kur mbush moshën e pensionit të parashikuar me ligj për sistemin e pensionit të detyrueshëm. Në këtë rast anëtari ka të drejtë që shumën e aseteve të akumuluara deri në këtë moshë ta tërheqë në dy forma:

  • Në formë të menjëhershme duke tërhequr të gjitha asetet
  • Në formë pensioni mujor deri në përfundim të aseteve në llogarinë e tij

Pensione pleqërie i parakohshëm

Një ndër avantazhet e pensionit privat është mundësia për përfituar pension 5 vite përpara mbushjes së moshës të pensionit sipas ligjit Për Sigurimet Shoqërore. Në këtë rast anëtari ka të drejtë që shumën e aseteve të akumuluara deri në këtë moshë ta tërheqë në dy forma:

  • Në formë të menjëhershme duke tërhequr të gjitha asetet

  • Në formë pensioni mujor deri në përfundim të aseteve në llogarinë e tij

Pension familjar

Pensioni privat është i vetmi pension i trashëgueshëm. Në rast humbje jete të anëtarit të Fondit të Pensioneve, asetet e tij u kalojnë trashëgimtarëve ligjorë në bazë të Aktit të Trashëgimisë.

Pension invaliditeti

Në rast se anëtari bëhet i paaftë për punë gjatë kohës së anëtarësimit në mënyrë të përhershme, anëtarit i lind e drejta e tërheqjes së aseteve në llogarinë e tij në të njëjtën formë si në rastet e pensionit të pleqërisë.

Konsultim falas