Ti mund të kesh dy pensione në pleqëri  

Të vetëpunësuarit, që paguajnë kontributin minimal për sigurime shoqërore, do të kenë një pension minimal në pleqëri, ndërkohë që gjatë viteve të punës kanë patur një standart tjetër jetese.  

Për të ruajtur të njëjtin standard jetese edhe atëherë kur nuk mund të punoni më, ju mund të krijoni një Fond Pensioni Privat në të cilin mund të investoni nga kursimet e biznesit tuaj për të pasur të njëjtin standart jetese në moshën e pleqërisë. 

Fuqia e kohës në investime

Elvisi dhe Eltoni investuan të njëjtën shumë parash, por rezultati i tyre financiar ishte shumë i ndryshëm.

Elvisi filloi të investojë herët. Ai kontribuoi 4,000 euro në vit për 20 vite në një fond pensioni. Pas këtyre 20 viteve, ai ndaloi së kontribuari, por nuk i tërhoqi paratë. Shuma e akumuluar u la të rritej dhe u riinvestua në të njëjtin fond për 20 vite të tjera, me një normë mesatare kthimi prej 4.55%. Në moshën 60-vjeçare, asetet e Elvisit kishin arritur vlerën rreth 323,000 euro, edhe pse ai kishte investuar gjithsej vetëm 80,000 euro.

Nga ana tjetër, Eltoni vendosi të fillojë investimin më vonë. Ai nisi të kontribuojë në moshën 40 vjeç, gjithashtu me 4,000 euro në vit për 20 vite. Edhe pse investoi të njëjtën shumë totale si Elvisi, pra 80,000 euro, ai nuk kishte kohën shtesë që paratë të rriteshin. Pas 20 viteve, llogaria e tij kishte arritur vlerën rreth 131,000 euro.

Ky krahasim tregon qartë se koha është faktori më i rëndësishëm në investime. Nuk ka rëndësi vetëm sa para investon, por kur fillon. Fillimi i hershëm i jep interesit të përbërë kohë të mjaftueshme për të punuar në favorin tënd.

Kurse një euro në ditë për fëmijën tënd dhe kur ai/ajo të mbushë 18 vjeç do të ketë rreth 6,500 euro.  

Nëse investoni shumën e mbledhur në Fondin e Pensionit SIGAL, kur fëmija juaj të dalë  në pension do të ketë mundësi të tërheqë rreth 35,000 euro (djalë) ose rreth 29,000 euro (vajzë). 

* Mosha e daljes në pension për meshkuj, 65 vjeç 

* Mosha e daljes në pension për femra,  60 vjeç 

“Shembujt janë ilustrativë dhe norma e fitimit nga investimi i aseteve të fondit është e ndryshueshme në varësi të kushteve të tregut dhe nuk përbën garanci për të ardhmen.”

INVESTOJI KUSIMET E TUA!

Duke i vendosur kursimet tuaja një depozitë në Fondin e Pensionit SIGAL ju do keni një fitim më të lartë se në fushat e tjera të investimit.  

Duke plotësuar kushtin e moshës për pension mund ti tërhiqni në çdo moment fondet tuaja, mund të merrni çdo muaj vetëm fitimin  dhe kontributi fillestar mbetet i njëjti për rrjedhojë keni mundësi ta trashëgoni tek familjarët në çdo moment që ju nevoitet një pjesë e parave apo e gjithë shumën që keni të lirë ta tërhiqni.  

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë mënyra të zgjuara për të investuar kursimet e tyre, një nga pyetjet më të shpeshta është:
A ia vlen ende të investosh në një apartament për ta dhënë me qira?

Çmimet e apartamenteve janë rritur ndjeshëm, ndërsa të ardhurat nga qiraja shpesh nuk e justifikojnë më investimin.
Mos harro edhe kostot e fshehura: mirëmbajtje, taksa, periudha pa qiramarrës dhe gjithë angazhimin që kërkon administrimi i një prone.

Pikërisht për këto arsye, ekziston një alternativë më e zgjuar, më fitimprurëse dhe shumë më e sigurt:
Fondi Privat i Pensionit nga SIGAL INVEST.

Me të njëjtën shumë që do të investoje në një apartament — 50 mijë apo 100 mijë euro — mund të ndërtosh një të ardhme të sigurt dhe pa stres, me përfitime mujore dhe menaxhim profesionist.

Aty paratë janë likuide – i tërheq kur të duash, pa pengesa.

Janë të sigurta – të mbrojtura, të menaxhuara sipas ligjit dhe nën mbikëqyrjen e AMF-së

Dhe janë fitimprurëse – me kthime të larta, të raportuara rregullisht.

Prej 20 vitesh, SIGAL INVEST është zgjedhja e mijëra shqiptarëve.
Lider numër 1 në fondet private të pensionit, me mbi 37 milionë euro asete të menaxhuara

Dhe për te gjithe ju që pyesni si mund të investoni:
Te dhënat e kontaktit i gjeni në ekran.
Agjentët e SIGAL INVEST janë në dispozicionin tuaj 24/7 për çdo pyetje apo këshillim.

Punon jashtë Shqipërisë? Pensioni yt nuk ka pse të presë.

Kudo që jeton dhe punon sot, mund të hapësh llogari pensioni privat SIGAL dhe të ndërtosh të ardhmen tënde financiare që tani. Me një normë kthimi 4.55%, pensioni yt rritet gradualisht, ndërsa ti fokusohesh te puna dhe jeta jashtë vendit.
Na kontakto dhe zbulo ofertën që të përshtatet.

Ne ofrojmë atë që vetë ju kërkoni

Kjo është rruga konkrete për të arritur pikërisht atë që pensionistët kërkojnë: siguri financiare, dinjitet dhe pavarësi. SIGAL PENSION e ka kthyer këtë vizion në realitet. Me qindra kontribues të ditëve të para në fondin e pensioneve, sot po përfitojnë pensione dinjitoze dhe të qëndrueshme.

Norma aktuale e kthimit në SIGAL PENSION është rreth 4.55%, një performancë që dëshmon stabilitet dhe menaxhim të kujdesshëm të aseteve.

Me vetëm 6,500 lekë kontribut në muaj, për një periudhë 35-vjeçare, çdo i ri 25–30 vjeç sot mund t’i garantojë vetes një pension privat prej 50,000 lekësh në muaj, për 15 vite radhazi. Ky pension është shtesë e pensionit shtetëror.

Çdo kontribues ka mundësinë të përfitojë dy pensione:

  • një pension shtetëror
  • dhe një pension privat

Në shumë raste, pensioni privat mund të jetë gati dyfish i pensionit shtetëror, duke ofruar në total deri në tre herë më shumë liri, siguri dhe pavarësi financiare gjatë viteve të pensionit.

Shpërble punonjësit besnikë, rrit biznesin, shto të ardhurat

Çdo punonjës që është besnik ndaj kompanisë së tij duhet vlerësuar nga eprorët e tij. 

Një alternativë shumë e mirë vlerësimi është edhe krijimi i një fondi pensioni privat për punonjësit tuaj. 

Kështu, çdo muaj, punonjësi bashkë me kompaninë paguajnë kontribute për të patur një pension të dytë në moshën e pleqërisë, përveç atij shtetëror, me anë të të cilit ju do të mund të keni të njëjtin standart jetese që keni patur gjatë viteve tuaja të punës.  

Kur një punonjës ndjehet i vlerësuar atëherë rezultatet në punë do të jenë më të larta, biznesi do të ketë më shumë zhvillim dhe e gjithë kjo përkthehet në më shumë të ardhura. 

Ka alternativa për çdo person

Pensioni nuk duhet të jetë një kufizim. Ai mund të jetë një mundësi për më shumë siguri dhe qetësi financiare.

Me pensionin privat, çdo individ ka alternativën të sigurojë 300–400 euro shtesë çdo muaj, përveç pensionit shtetëror. Kjo do të thotë më shumë liri për shpenzimet e përditshme, shëndetin, udhëtimet dhe cilësinë e jetës pas daljes në pension.

Zgjidhja nuk është e njëjtë për të gjithë — por alternativa ekziston për secilin. Mjafton të fillosh herët dhe të zgjedhësh planin që i përshtatet mundësive dhe objektivave të tua.

A e dini se fondi i pensionit privat është i mbrojtur me ligj?

Fondi i pensionit privat është i ndarë nga kompania administruese dhe i mbrojtur me ligj, duke garantuar që kontributet tuaja ruhen dhe administrohen në mënyrë të sigurt. Kjo do të thotë më shumë siguri, transparencë dhe besim për të ardhmen tuaj financiare

Konsultim falas