Pensioni privat rekomandohet për këdo, pasi do të vijë një ditë kur ne të gjithë do të kemi nevojë për pension gjatë pleqërisë. Duke kursyer që në rini dhe përgjatë gjithë kohës që jemi në punë, mund t’i sigurojmë vetes të ardhura shtesë gjatë pleqërisë e kështu nuk i bëhemi barrë fëmijëve apo familjarëve të tjerë. Çdo njeri mund të kontribuojë pasi nuk ka kufi në moshë deri para mbushjes së moshës së pensionit.

Mbështetur në dispozitat ligjore, Fondi i Pensioneve SIGAL ofron:

  • Pension pleqërie, kur mbush moshën për pension sipas ligjit per Sigurimet Shoqerore Shteterore. Ne këtë rast e percakton vetë masën e pensionit dhe kohën e tërheqjes së tij;
  • Pension të parakohshëm, 5 vjet para se të plotësohet mosha për pension sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore Shtetërore;
  • Pension invaliditeti në rast sëmundjesh ose aksidentesh
  • Pension familjar në rast fatkeqësie
  1. Ofron përfitime në kushte më të favorshme moshe e vjetërsie në punë;
  2. Ofron përfitime më të mëdha se skemat shtetërore;
  3. Ka një sistem fiskal mjaft favorizues, ku:
  • Kontributi zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi;
  • Fitimi që realizohet nga investimi i aseteve nuk i nënshtrohet tatimit;
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit;
  • Në rast se mosha e anëtarit është deri në 50 vjeç kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore,është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 000 lekë dhe 15 për qind të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit dhe në rast se anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 250 000 lekë dhe 25 për qind të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit;
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij vlerësohen shpenzim operativ, i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 250 000 lekë;

Është e thjeshtë – një dëshirë që shoqërohet me një marrëdhënie kontraktuale me anë të plotësimit të formularit dhe me firmosjen e kontratës së anërarësimit në Fondin e Pensionit.

Në Fondin e Pensionit SIGAL mund të anëtarësohen të gjithë personat pavarësisht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.

  • Kontributi për pension mund të paguhet në baza mujore, tremujore, gjashtëmujore, dhe vjetore, direkt në llogarinë bankare të Fondit.
  • Kontributi për pension mund të paguhet edhe si shumë e menjëherëshme.

Sa të dëshironi, shuma minimale e kontributit fillon nga 1’000 lekë në muaj. Sa më herët të fillojë kontributi aq më i mirë është investimi dhe si rrjedhojë edhe përfitimi në moshën e pensionit. Kjo duket qartë në shembullin e mëposhtëm:

Për 10 vjet kontribut me 5’000 lekë në muaj, anëtari përfiton një pension po për 10 vjet, me 8’200 lekë dhe fitimi nga investimi është 384’000 lekë, ndërsa për 25 vjet kontribut me 5’000 lekë në muaj, anëtari përfiton një pension po për 25 vjet 17’000 lekë, fitimi nga investimi është 2’580’000 lekë.

Norma e fitimit në shembull është e supozuar, fitimi është në bazë të investimit dhe llogatitet çdo vit

Po, kontributi është i ndryshueshëm. Ju mund ta rrisni ose zvogëloni kontributin përgjatë gjithë kohështrirjes së kontratës. Kjo do të thotë që çdo anëtar në rast se kontratën e ka firmosur shembull me 2’000 lekë në muaj, gjatë anëtarësimit këtë e ndryshon në varësi të gjendjes së tij financiare. Pra, mund të kontribuojë me 5’000 lekë ose mund të kontribuojë me 1’000 lekë, ky ndryshim bëhet pa ndryshuar kontratën, sepse kjo funksionon si një llogari e tij depozituese. Nuk përjashtohet mundësia e derdhjes së shumave të menjëherëshme gjatë kohës së anëtarësimit deri në momentin e mbushjes së moshës së pensionit.

  • Kontributet e paguara sipas kontratës, transferohen në llogarinë e fondit pranë bankës Depozitare;
  • Kontributet investohen në instrumenta financiarë dhe shuma e fitimit i shtohet kontributeve;
  • Gjendja e aseteve në llogarinë individuale të anëtarit të fondit është shuma e kontributeve individuale dhe fitimi nga investimi, e cila përfaqëson pjesën e pronësisë që anëtari ka në Fondin e Pensionit SIGAL
Në rast sëmundjeje apo aksidenti gjatë kohës së anëtarësimit, ju përfitoni pension invaliditeti, të cilin e merrni pranë Fondit të Pensionit Vullnetar SIGAL deri në përfundim të aseteve në llogarinë tuaj.
Në rast humbjeje jete të personit që ka investuar, e gjithë shuma e mbetur e kontributeve, së bashku me interesat i kalon familjarëve të tij (trashëgimtarët përfitojnë pension familjar).

Në rastin e ndërprerjes përkohësisht të derdhjes së kontributeve dhe rifillimin e derdhjes sërish nuk ka asnjë penalitet. Ndërsa në rastin e mbylljes së kontratës para mbushjes së moshës së pensionit të parakohshëm penaliteti varion sipas rregullores së AMF-së në varësi të viteve të anëtarësimit.

Tërheqja e aseteve të Fondit të Pensionit bëhet:

  • Në formë periodike si pension, duke përcaktuar vetë masën e pensionit dhe kohën e tërheqjes së tij;
  • Në formë të menjëhershme;

Fondi i Pensionit Vullnetare SIGAL është një fond transparent, i hapur, që në mënyrë të vazhdueshme siguron anëtarët e tij, duke i informuar në kohë reale për situatën e aseteve nëpërmjet:

  • kontrolli 24 orë në llogaritë individuale të anëtarëve nëpërmjet faqes së internetit www.fondisigal.com.al
  • njoftim me shkrim një herë në vit për gjendjen e aseteve neto të anëtareve dhe investimeve të tyre
  • nëpërmjet publikimit në faqen e internetit të vlerës së kuotës së pensionit
Duke u anëtarësuar në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL krahas kursimeve tuaja që rriten me interesa të larta ju përfitoni dhe bonus 50% në klinikat mjekësore:
– Intermedica, për çdo analizë nën 2000 Lekë
– MultiMedical Center (Komuna e Parisit) për çdo analizë dhe vizitë
– Swiss Medical Center (Laborator) për çdo analizë
– Noval Diagnostic për çdo analizë

Për t’u anëtarësuar në F.P.P. SIGAL mund të drejtoheni:

  • Pranë zyrave të F.P.P. SIGAL
  • Rrjeti i degëve SIGAL në të gjithë Shqipërinë
  • Online nëpërmjet faqes zyrtare të internetit www.fondisigal.com.al

Konsultim falas

Na telefononi në (355) 44 511 666

Merrni kontrollin e së ardhmes suaj financiare në moshën e pensionit,
kurrë më parë nuk ka qenë kaq e thjeshtë.
Ne jemi këtu për të ndihmuar. Kontaktoni këshilltarët tanë: