Na Kontakto
Sido që të jetë nevoja juaj për mbulimin e sigurimeve, ne jemi këtu për të ndihmuar.

Na Kontaktoni: (355)44511666

RAPORTET E AUDITIT (FONDI I PENSIONIT SIGAL)
Raporti i Auditit per Fondin e Pensionit Privat 2019

KONTRIBUTET E TUA
Planifiko të ardhmen tënde! Krijo tani planin e pensionit privat, paguaj kontributet në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL në kohën dhe në shumën që i përshtatet nevojave dhe kërkesave të tua.
Lexo më shumë Punëdhënësi krijon një plan të pensionit profesional për punëmarrësit e tij, duke lidhur një kontratë me shoqërinë administruese, e cila do të ofrojë një fond pensioni për punëmarrësit. Fond Pensioni Profesional, përfaqëson dëshirën e Punëdhënësit, privat ose shtetëror për të siguruar punonjësit e tij me pension vullnetar në një Fond Pensioni Profesional. Përpos përfitimit që punëdhënësi dhe punëmarrësi kanë nga ana financiare, përfshirja e punëmarrësit në skemën profesionale nga punëdhënësi është një mënyrë vlerësimi dhe stimulimi për besnikërinë e punëmarrësit.
Çdo kontribut i paguar nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit vlerësohet sikur është paguar nga vetë punëmarrësi.
Në skemën profesionale punëdhënësi dhe punëmarrësi kontribuojnë së bashku në llogarinë e hapur për punëmarrësin.
Fondi profesional mund të jetë në dy opsione:
Lexo më shumë Çdo individ mund të bëhet anëtar në një fond pensioni vullnetar duke lidhur një kontratë me Shoqërinë Administruese të Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL. Fondi i Pensionit Vullnetar Individual, përfaqëson dëshirën e individit për të marrë pjesë në një fond pensioni nëpërmjet kontratës individuale të anëtarësimit, pavarësisht nga vendndodhja, mosha dhe masa e kontributit. Individi mund të kontribuojë sipas mundësive financiare dhe nuk ka detyrim të njoftojë shoqërinë administruese në rast të ndryshimeve në masën e kontributeve dhe afateve të depozitimit të tyre.
Në skemën individuale kontribuon vetëm individi në shumën monetare të dëshiruar.
Mënyrat e depozitimit të kontributeve janë të larmishme:
Na Kontakto
Sido që të jetë nevoja juaj për mbulimin e sigurimeve, ne jemi këtu për të ndihmuar.
Raporti i Auditit per Fondin e Pensionit Privat 2019
Livja Gjika është Juriste e Shoqërisë Administruese të Fondeve të Pensionit
SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA.
Me një eksperiencë disa vjeçare në këshillim dhe shitje në fushën e sigurimeve pranë kompanisë SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA ku ka mbajtur pozicionin si Specialiste e Marrjes në Sigurim.
Znj. Livja është Asc.Avokat dhe zotëron Master shkencor në Të Drejtë Tregtare Ndërkombëtare (Msc). Gjithashtu është dhe Juriste e Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve.
Edmond Koci është Drejtor Rajonal pranë Shoqërisë Administruese të Fondeve të Pensionit
SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA.
Me një eksperiencë 12 vjeçare në këshillim dhe shitje në fushën e telekomunikacionit në kompanitë më të mëdha telefonike dhe sigurimeve pranë kompanisë Administruese të Fondeve të Pensionit SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA ku prej 3 vitesh ka pozicionin e Drejtorit Rajonal.
Zotëron Diplomë Bachelor në Universitetin e Tiranës dega Ekonomiks.
Z. Elvis Ponari është inxhinier financiar me arsim pasuniversitar. Zotëron master në Administrim Biznesi (MBA) në banka dhe sigurime dhe master shkencor (MSc) në Financë. Me një eksperiencë 10 vjeçare në sigurime në Vjenë, Austri, ku ka mbajtur pozicionin si Drejtor Rajonal në UNIQA Group Austria. Gjithashtu, Z. Elvis Ponari ka dhe një eksperiencë 3 vjeçare si drejtues në Bankën e Shqipërisë, dhe më pas në rolin Drejtues Ligjor i kompanisë vendase ALBGAZ. Aktualisht, është dhe anëtar bordi tek Sigal Uniqa Group Austria në Kosovë. Përpos ekspertizës, Z. Elvis Ponari ka qënë lektor në trajnime të shumta në fushën e auditimit, mbikëqyrjes, menaxhimit të riskut, menaxhimit financiar dhe buxhetimit në universitete dhe në institucione financiare vendase dhe të huaja.
Abdyl Sarja, Ekspert i të Drejtës Financiare dhe Tregëtare në cilësinë e Drejtorit të Departamentit Juridik të shoqërisë më të madhe të Sigurimeve në Shqipëri “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. ka një përvojë të mirë të vendosjes së standarteve organizative e ligjore të shoqërisë
Z.Klement Mersini, Drejtor i Departamentit të Financës në kompaninë më të madhe të Sigurimeve në Shqipëri “Sigal Uniqa Group Austria ” me një formim e eksperiencë të pasur në fushën financiare.
Ardian Totokoci, vjen nga një eksperiencë e gjatë në fushën e menaxhimit.
Në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv ai drejton dy nga shoqëritë më të suksesshme të automjeteve në Shqipëri:
PEUGEOT , Shoqëria “AVEL” sh.p.k dhe
TOYOTA, Shoqëria “ALTO” sh.p.k
Z.Edvin Hoxhaj, Administrator i Përgjithshëm i Shoqërisë “Sigal Life Uniqa Group Austria ” me një eksperiencë të pasur në fushën e sigurimeve në përgjithësi dhe atë të jetës e risigurimeve në veçanti.
Kliko "Kujdesi ndaj Klientit" dhe kontaktoni me një përfaqësues të SIGAL UNIQA për të biseduar në WhatsApp ose na shkruani
në adresën e emailit: [email protected]
ose na telefononi: +355 4 22 33 308.
Powered by SIGAL UNIQA