“Pak pagesa mujore dhe në moshën e pleqërisë të kesh dy paga, një nga shteti dhe një nga privati”.

Kështu u shpreh në një intervistë për SCAN TV, Ceo i Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL, Z. Elvis Ponari

I ftuar në emisionin “Scan Update” z. Ponari foli mbi situatën e pensioneve në vend, rëndësinë që kanë pensionet private dhe çfarë ofron Fondi më i madh i Pensioneve Private në Shqipëri, Fondi SIGAL.

Aktualisht në Shqipëri funksionojnë vetëm Kolona I që është skema e detyrueshme shtetërore dhe Kolona III, fondet private të pensioneve. Këto të fundit po njohin një rritje vitet e fundit duke kaluar shifrën e 35 mijë anëtarëve.

Momentalisht janë 4 fonde private. Kemi 11 vite në treg. Jemi goxha të konsoliduar. Kemi rreth 35 mijë anëtarë. Nuk janë shumë por nuk janë as pak. Në total tregu është rreth 42 milionë euro. Ka mundësi për më shumë dhe njerëzit për ditë e më shumë po njoftohen. Tendenca është në rritje”, u shpreh CEO i Fondit SIGAL, z. Ponari.

Nga çfarë shtrese vijnë anëtarët e Fondit SIGAL?

“Anëtarët tanë janë të shumtë. Ne kemi edhe pensionistë gjithashtu. Kemi edhe persona që janë para pensionit. Kemi studentë. Kemi të rinj. Kemi prindër që investojnë për fëmijët e tyre. Kemi çifte që paguajnë për bashkëshortin ose bashkëshorten. Kjo është një depozitë, ose një arkë, ose një formë kursimi me benefite më të larta se një bankë ose se një investim. Është më transparente dhe më pak e lehtë për tu prekur sepse dihet që në çdo kohë fondet e pensionit do të investojnë në obligacione shtetërore. Kthimet janë variabël por janë goxha të larta. Momentalisht fondet kthejnë tek 4 deri 4.5%.

Në Fondin SIGAL ne kemi arritur shumë 20 milionë euro nga 11 mijë anëtarë, 120 biznese, të cilët paguajnë për punonjësit e tyre si skemë bonusi. Ndërkohë që kanë edhe punonjësit që paguajnë për veten e tyre. Pra marrin dyfish”, tha Elvis Ponari.

A janë të trashëgueshme investimet tuaja në një fond pensioni privat?

“U themi qytetarëve. Mos u varni vetëm nga shteti. Ndodh që mund të vdesësh. Çfarë do të marrë familja jote? Me çfarë do të jetojë? Paratë që ti derdh te pensioni privat trashëgohen.

Në skemën e Sigurimeve Shoqërore nëse ti vdes në pension dhe ke fëmijët mazhorenë as fëmijët dhe as bashkëshortja juaj nuk përfiton asgjë. Te privati ato trashëgohen menjëherë. Nuk ke nevojë të bësh asnjë veprim ligjor ose noterial. Kjo është automatikisht paraja jote”, u shpreh ndër të tjera CEO i Fondit SIGAL.

Informohuni të parët.

Regjistrohu për të rejat më të fundit.

Konsultim falas

Na telefononi në (355) 44 511 666

Merrni kontrollin e së ardhmes suaj financiare në moshën e pensionit,
kurrë më parë nuk ka qenë kaq e thjeshtë.
Ne jemi këtu për të ndihmuar. Kontaktoni këshilltarët tanë: