Rreth nesh

Strategjia jonë është të kemi frymë leadershipi në çdo nivel organizativ, në mënyrë që të rritemi profesionalisht. Fokusi jonë është një plan pune fitimprurës për të qënë lider, të krijojmë strandartin dhe të udhëheqim tregun. Të gjitha këto arrihen duke përvetësuar dhe zhvilluar vlerat bazë të kompanisë për të plotësuar Vizionin e Fondit.

Misioni

Ne punojmë me përgjegjësi sociale, për një biznes që rritet vazhdimisht dhe kontribuon për një jetë më cilësore për punonjësit, partnerët dhe komunitetin. Qëllimi ynë është ti sigurojmë anëtarëve të Fondit SIGAL mundësinë e një pensioni të përshtatshëm për të ruajtur standardin e jetesës sipas kërkesave dhe nevojave të tyre, duke maksimizuar përfitimet nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve.

Vizioni

Ne punojmë të krijojmë një kompani të njohur në rajon, duke u fokusuar të mbajmë pozicionin lider në tregun e Pensioneve Private, duke ofruar qëndrueshmëri të lartë financiare, shërbim cilësor, profesional dhe transparent për anëtarët tanë.

Anëtarët të parët

(kjo është ADN-ja jonë)

Komuniteti

(është jeta jonë)

Integriteti

(është reputacioni ynë)

Thjeshtësi

(është koha jonë)

Çdokush mund të vendosë që krahas kontributit të detyrueshëm për pensionin shtetëror, të kontribuojë në një Fond Pensioni Privat që të ketë një pension të dytë. Gjatë rinisë, shumë pak persona mendojnë për moshën e pensionit, duke e konsideruar atë si një kohë të largët. Por vitet kalojnë shpejt dhe duke u bazuar në situatën aktuale me vështirësitë që kalojnë të moshuarit me pensionet shteterore, të mendosh për pension privat sa jeni të rinj, është domosdoshmëri.

Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve që prej vitit 2016 është themeluar dhe krijuar si një organizatë jo-fitimprurese, në formën e shoqatës me të drejtën e anëtarësimit në përputhje me Legjislacionin Shqiptar. Anëtarët e shoqatës janë:

  • SIGAL Life
  • SIGAL Pension
  • Raiffeisen Invest
  • Credins Invest
  • Sicred
  • Insig Life
  • WVP
  • Albsig Invest
  • Albsig Jet
  • Abi Invest
PARTNERËT

Bëj një konsultim falas.

Ne do të kujdesemi për informimin tuaj .