Me një popullsi në tkurrje dhe në plakje, pensionet janë një nga sfidat më të mëdha sociale dhe ekonomike për Shqipërinë në afatin e gjatë. Pensionet private janë një nga alternativat që mendohet se mund të lehtësojnë barrën e skemës publike, në një afat të gjatë, por që në Shqipëri ende mbeten në përmasa shumë të vogla.

Statistikat tregojnë se numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat është vetëm 33 mijë, ndërsa totali i aseteve neto të fondeve private të pensionit vetëm 35 milionë euro. Aktualisht, numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat është sa 4.2% e atyre që paguajnë kontribute në skemën e detyrueshme shtetërore dhe afërsisht sa 2.7% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve (bazuar në Anketën e Forcave të Punës).

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përgatitur një projektligj të ri, që synon t’i bëjë investimet për një pension privat në pleqëri më tërheqëse. AMF propozon rritjen e përjashtimit nga taksat, si për kontributet e punëmarrësve, ashtu edhe për ato të punëdhënësve, ndërsa kërkon që pensionet të mos tatohen as në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi.

Projektligji i është përcjellë tashmë për disktime komisioneve parlamentare ndërsa synon:

  • Zhvillimin e tregut të fondeve të pensionit privat nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes në skemë;
  • Sigurimin e një pensioni shtesë, i cili plotëson pensionin bazë të siguruar nëpërmjet skemës publike të pensioneve;
  • Vendime të mirinformuara të individëve lidhur me mbledhjen e kursimeve të tyre për pension;
  • Mundësi të reja për punëdhënësit lidhur me krijimin e skemave private për punonjësit e tyre;
  • Rritjen e cilësisë së produktit dhe shërbimit ndaj klientit nëpërmjet miradministrimit të fondeve të pensionit privat nga ana e shoqërive administruese;
  • Nxitjen e konkurrencës në shërbim të interesit më të mirë për anëtarët e fondit.
  • Punëdhënësit janë më të prirur për të krijuar skema private për punonjësit e tyre, duke çuar në rritjen e pjesëmarrjes në fondet private të pensionit.

Kujtojmë këtu se, ligji aktual për fondet private të pensioneve i takon një kohe kur këto fonde ishin në fazën embrionale të zhvillimit dhe kishin përmasa të papërfillshme.

Në vitet e fundit, tregu po rritet me ritme të shpejta, por përmasat e tij në numër anëtarësh dhe në vlerë të aseteve ngelen ende të vogla.

Aktualisht tregu financiar i Pensioneve Private, dhe pse me peshë modeste ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, gjatë 9- mujorit të vitit 2022 duke shënuar një rritje prej 7.29% krahasuar me vitin 2021, duke arritur një total asetesh neto prej 5.4 miliardë lekë.

Asetet e këtij tregu investohen kryesisht në obligacione të Qeverisë shqiptare dhe ndryshe nga pensioni shtetëror është i trashëgueshëm.

Informohuni të parët.

Regjistrohu për të rejat më të fundit.

Konsultim falas

Na telefononi në (355) 44 511 666

Merrni kontrollin e së ardhmes suaj financiare në moshën e pensionit,
kurrë më parë nuk ka qenë kaq e thjeshtë.
Ne jemi këtu për të ndihmuar. Kontaktoni këshilltarët tanë: