2024
2023
2025
2024
Raportet e Fondit Sigal Pro
Ardit Çunaj, Këshilltar Shitje pranë SIGAL UNIQA INVEST
Është pjesë e skuadrës SIGAL UNIQA INVEST prej vitit 2021.
Z. Çunaj është një ndër këshilltarët më energjikë në pranë SIGAL UNIQA INVEST, i cili ka dhënë një kontribut të madh në tejkalimin e objektivave dhe vendosjen e rekordeve të reja.
Edmond Koçi është drejtor rajonal pranë SIGAL UNIQA INVEST
Me një eksperiencë shumë vjeçare në këshillim dhe shitje në fushën e telekomunikacionit në kompanitë më të mëdha telefonike dhe sigurimeve, që prej vitit 2018 Z. Koçi është pjesë e Shoqërisë Administruese të Fondeve SIGAL UNIQA INVEST ku ka mbajtur pozicionin e Drejtorit Rajonal dhe që prej vitit 2024 mban pozicionin edhe të Zv. Drejtorit të Shoqërisë.
Zotëron Diplomë Bachelor në Universitetin e Tiranës, në degën Ekonomiks.
Administrator i Përgjithshëm / Anëtar i Këshillit të Administrimit
Z.Elvis Ponari është Administrator i Përgjithshëm i Shoqërisë Administruese të Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive “SIGAL Life UNIQA Group Austria” sh.a.. Z. Ponari është inxhinier financiar me arsim pasuniversitar, zotëron master në Administrim Biznesi (MBA) në banka dhe sigurime dhe master shkencor (MSc) në Financë. Me një eksperiencë 10 vjeçare në sigurime në Vjenë, Austri, ku ka mbajtur pozicionin si Drejtor Rajonal në UNIQA Group Austria sh.a.. Gjithashtu, Z. Elvis Ponari ka dhe një eksperiencë 3 vjeçare si drejtues në Bankën e Shqipërisë dhe më pas në rolin Drejtues Ligjor i kompanisë vendase ALBGAZ. Aktualisht, është dhe anëtar bordi tek SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a., në Kosovë.
Përpos ekspertizës, Z. Elvis Ponari ka qenë lektor në trajnime të shumta në fushën e auditimit, mbikëqyrjes, menaxhimit të rrezikut, menaxhimit financiar dhe buxhetimit në universitete dhe në institucione financiare vendase dhe të huaja.
Z.Elvis Ponari, nuk është palë e lidhur me asnjë nga anëtarët e tjerë të Këshillit të Administrimit.
Anëtar i Këshillit të Administrimit
Z.Klement Mersini ka një formim e eksperiencë të pasur në fushën financiare.
Aktualisht, Z.Mersini mban postin e Drejtorit të Departamentit Financiar në kompaninë më të madhe të Sigurimeve në Shqipëri SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a.
Z.Mersini është diplomuar pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në degën Financë – Kontabilitet (1994-1998), ndërsa ka vijuar studimet pasuniversitare dhe aktualisht është kandidat për PhD. Z. Mersini është Kontabël i Miratuar (që nga viti 2002) dhe Ekspert Kontabël i Autorizuar (që nga viti 2010). Ai gjithashtu ka marrë disa kualifikime dhe trajnime në Shqipëri dhe jashtë vendit, kryesisht për mbikëqyrjen dhe raportimet në shoqëritë e sigurimit, menaxhimin e rrezikut, menaxhimin e aktiveve, Solvency 2, IFRS 4, IFRS 17, etj.
Z.Klement Mersini nuk është palë e lidhur me asnjë nga anëtarët e tjerë të Këshillit të Administrimit.
Anëtar i Këshillit të Administrimit
Z.Edvin Hoxhaj, Administrator i Përgjithshëm i Shoqërisë “SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA” sh.a. me një eksperiencë të pasur në fushën e sigurimeve në përgjithësi dhe atë të jetës e risigurimeve në veçanti.
Z.Edvin Hoxhaj është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik (1984-1988). Ai ka ndjekur Studime Postuniversitare për Vlerësimet e Pasurive të Paluajtshme në Universitetin Politeknik, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, në vitet 1993-1994.
Ai gjithashtu ka marrë disa kualifikime dhe trajnime në Shqipëri dhe jashtë vendit, kryesisht mbi Sigurimet (Jo Jetë dhe Jetë) dhe Risigurime si dhe për Menaxhim Biznesi.
Z.Hoxhaj e filloi karrierën e tij në industrinë e sigurimeve duke punuar në Institutin e Sigurimeve të Shqipërisë në Korrik 1992, ku ka mbajtur disa pozicione: Menaxheri i Zyrës së Sigurimit të Pronës (1992-1996); Drejtor i Departamentit Motorik (1996-1998) dhe Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës (1997-1999).
Nisur nga përgatitja e plotë dhe përvoja e tij e gjatë, Z. Hoxhaj është kontribues në disa subjekte në tregun e sigurimeve në vend dhe në Ballkan.
Aktualisht është anëtar bordi i SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a. (që nga viti 2008); anëtar i Bordit Këshillimor të SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a., Kosovë (që nga viti 2012) dhe anëtar i Bordit Këshillimor të UNIQA Life a.d. Shkup (që nga viti 2014) Maqedonia e Veriut.
Z. Edvin Hoxhaj nuk është palë e lidhur me asnjë nga anëtarët e tjerë të Këshillit të Administrimit.
Anëtar i Këshillit të Administrimit
Z.Abdyl Sarja, në cilësinë e Drejtorit të Departamentit Juridik të shoqërisë më të madhe të Sigurimeve në Shqipëri “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA” sh.a. ka një përvojë të mirë të vendosjes së standardeve organizative e ligjore të shoqërisë.
Z.Sarja prej vitit 2013 është Sekretar i Përgjithshëm i “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA” sh.a.
Ai është diplomuar si Jurist në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë (1996-2000). Z. Sarja ka titullin master në Të Drejtat Evropiane dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Francë (2003-2004) dhe Titulli i Avokatit (që nga viti 2005). Gjithashtu ka marrë disa kualifikime dhe trajnime në Shqipëri dhe jashtë saj.
Pas diplomimit, Z. Sarja ka punuar si Avokat Specialist pranë Këshillit të Qarkut, Tiranë (2000-2002); si Specialist në Sektorin Juridik në Departamentin e Mbështetjes Profesionale; (2002-2004), si Përgjegjës i Sektorit Juridik (2004-2005) dhe në fund si Drejtor i Drejtorisë Ligjore dhe Licencimit të Komisionit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve (sot Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare) (2005-2006).
Z.Sarja është anëtar bordi i SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a.Kosovë (që nga viti 2008) dhe Kryetar i Komitetit Ligjor të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë. Ai ka shërbyer edhe për dy mandate si Anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Z.Abdyl Sarja nuk është palë e lidhur me asnjë nga anëtarët e tjerë të Këshillit të Administrimit.
Kryetar i Këshillit të Administrimit
Ardian Totokoci, vjen nga një eksperiencë e gjatë në fushën e menaxhimit.
Z.Adrian Totokoci, vjen nga një eksperiencë e gjatë në fushën e menaxhimit dhe ekonomisë, me përvojë në pozicione drejtuese në institucione shtetërore të tregtisë së jashtme.
Z.Totokoçi është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik (1980-1985). Z. Totokoçi ka kryer studime pasuniversitare në Universitetin e Manhattan-it (1992-1993) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aktualisht ai është:
Z.Adrian Totokoci nuk është palë e lidhur me asnjë nga anëtarët e tjerë të Këshillit të Administrimit.
Livja Gjika është Drejtore e Departamentit Ligjor, Burimeve Njerëzore, Përputhshmërisë dhe Parandalimit të Pastrimit të Parave & Terrorizmit në Shoqërinë Administruese të Fondeve SIGAL UNIQA INVEST.
Me një eksperiencë disa vjeçare në këshillim dhe shitje në fushën e sigurimeve pranë kompanisë SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ku ka mbajtur pozicionin si Specialiste e Marrjes në Sigurim dhe më pas si Juriste E Shoqërisë Administruese të Fondeve SIGAL UNIQA INVEST.
Znj. Livja zotëron titullin “Avokat” pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë dhe Master shkencor në Drejtësi (Msc).
Gjithashtu mban pozicionin e Juristes së Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve.
Junida Ramku, Drejtore e Departamentit të Financës në Shoqërinë Adminidstruese të Fondeve SIGAL UNIQA INVEST
Znj. Ramku ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik dhe ka një eksperiencë të gjatë në Shoqërinë Administruese të Fondeve SIGAL UNIQA INVEST që prej vitit 2010 dhe më parë në sektorin Bankar.
Teuta Muço, Drejtore e Departamentit të Kontributeve në Shoqërinë Administruese të Fondeve SIGAL UNIQA INVEST.
Prej vitit 2015, znj. Muço është pjesë e SIGAL UNIQA INVEST, më herët ka patur poste drejtuese në Albtelecom dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Fatmira Brahaj, Drejtore e Departamentit të Përfitimeve të SIGAL UNIQA INVEST.
Znj. Brahaj ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik dhe ka një eksperiencë të gjatë në Shoqërinë Administruese të Fondeve SIGAL UNIQA INVEST që prej vitit 2012 gjithashtu në sektorë të ndryshëm ku ka mbajtur poste drejtuese, si sektori postar dhe ai i sigurimeve.
Mirsada Jemini Financiare pranë Shoqërisë Administruese të Fondeve të Pensionit
Është pjesë e skuadrës së SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA
Znj.Jemini zotëron diplomë Universitare në degën Ekonomi &Biznes
Ka një eksperiencë pune 10 vjeçare.
Znj.Matilda Dama, Specialiste Finance pranë Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensioneve SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA
Eshte pjesë e skuadrës së SIGAL PENSION prej vitit 2021.
Znj. Dama zotëron diplomë universitare të nivelit të dytë në Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural
nga Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe ka një eksperiencë pune prej rreth 5 vitesh si specialiste finance.
LoadingForma juaj është dorëzuar
Faleminderit që plotesuat formularin për tu antarësuar në FONDIN SIGAL.
Për çdo pyetje na kontaktoni: +355 44511666
Server Side ErrorWe faced problems while connecting to the server or receiving data from the server. Please wait for a few seconds and try again.
If the problem persists, then check your internet connectivity. If all other sites open fine, then please contact the administrator of this website with the following information.
TextStatus: undefined
HTTP Error: undefinedPo përpunon kërkesën tuajErrorSome error has occured.
Hana Lipa, Specialiste Marketingu në Shoqërinë Adminidstruese të Fondeve të Pensionit SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a.
Është pjesë e skuadrës SIGAL Pension prej vitit 2021.
Znj. Lipa zotëron diplomë universitare të arsimit të lartë Master Shkencor në gjuhën Angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Tiranë.
Fation Ceka, Menaxher në Shoqërinë Adminidstruese të Fondeve të Pensionit SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a.
Z. Naim Hasa Këshilltar i përgjithshëm i Fondit të Pensionit SIGAL me një eksperiencë të gjerë në fushën e Sigurimeve Shoqërore.
Z. Hasa ka mbajtur prej rreth 14 vitesh pozicionin e Administratorit të Përgjithshëm të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit, ka një përvojë të gjatë pune zbatuese e drejtuese në fushën e pensioneve shtetërore e private.
Z. Hasa mban gjithashtu pozicionet si: Kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit.
Znj.Lorena Daci, Përgjegjëse e Sektorit të Menaxhimit të Riskut pranë Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensioneve SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA është pjesë e skuadrës së SIGAL PENSION prej më shumë se një viti.
Znj. Daci zotëron diplomë universitare të integruar të nivelit të dytë në Financë nga Universiteti i Tiranës dhe ka një eksperiencë pune prej rreth 10 vitesh në këshillim klienti në sektorin bankar dhe të konsulencës financiare.