“Një epokë e re për mbrojtjen e investitorit, qëndrueshmërinë & reformën e pensioneve”

Shoqata e Shoqërive të Sigurimeve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve  (SH.SJ.P.FI) organizon më 15 Qershor 2023, Konferencën e Parë Rajonale “Pensionet Private në Fokus” me qëllim kryesor domosdoshmërinë e ndryshimit dhe përmirësimit të kushteve aktuale të tregut të pensioneve private, në ndryshimin dhe përmirësimin e projektligjit,  në angazhimin për të njohur rëndësinë e fondeve të pensionit privat në nivelin rajonal ekonomik dhe social.

Në këtë konferencë do të zhvillojmë praktikat më të mira nga rajoni dhe Evropa, në të cilat do të përfshihen edhe bashkëpunimet me grupet e interesit për të arritur në implementimin e përmirësimeve të domosdoshme.

Për këtë konferencë, do jenë të ftuar përfaqësues nga Shqipëria dhe përfaqësues të huaj:

AMF, MFE, ISSH, Kryetari i Komisionit Ekonomik, Z.Eduard Shalsi, kryetarë të komisioneve të kuvendit,  CEO të Fondeve të Pensioneve,

Përfaqësues i MAPAS, Përfaqësues nga Banka Botërore, Përfaqësues nga FMA/AMF Austriake, BQK Kosova, CONSOB (AMF) Itali, Delegacioni Europian në Shqipëri, FMN, IBRD, OECD, IOPS, EIOPA, AMF Sllovene,

Përfaqësues nga sektori i biznesit për pensionet private Slloveni, Austri, Itali, Mali i Zi, Maqedoni, dhe Kosovë dhe Serbi,

Përfaqësues nga dhomat dhe shoqatat;

Objektivi i Shoqatës është të mbështesë zhvillimin dhe kontributin në rritjen e qëndrueshme të tregjeve të Sigurimit të Jetës, Pensioneve Private, Fondeve të Investimeve dhe veprimtarive të lidhura me to, duke ndërtuar marrëdhënie të ngushta me aktorët kryesor të Tregut Financiar në Shqipëri.

Qëllimi i Shoqatës është të rrisë ndërgjegjësimin për sigurimin e Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve dhe veprimtarive të lidhura me to; të kryejë kërkime, e të ofrojë ndihmë profesionale dhe edukative për aktorët e interesuar. Të shpërndajë informacion mbi veprimtarinë e këtij tregu sigurimi Jete, Pensionesh dhe Fonde Investimi.

“Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve Private dhe Fondeve të Investimit”, pritet të japë një impakt të ri në treg dhe përfaqësim më dinjitoz të këtyre grupeve të interesit në tregun shqiptar.

Misioni

Misioni ynë është të përfaqësojmë interesat e anëtarëve tanë, klientëve të anëtarëve tanë, të gjithë investitorëve dhe anëtarëve të fondeve të pensioneve dhe mbajtësve të policave të sigurimit të jetës.

Ne punojmë për të siguruar korniza optimale për investitorët privatë dhe investitorë institucionalë dhe për të siguruar akses të lehtë në menaxhimin profesional të investimeve të tyre.

Vizioni

Vizioni ynë është të ofrojmë shërbimet më inovative dhe efektive nëpërmjet shoqatës që do të mbështesin dhe përmirësojnë industrinë e fondeve të pensioneve, fondeve të investimeve dhe kompanive të sigurimit të jetës në përpjekjen tonë për të ofruar mjetin kryesor të investimeve dhe sigurimit të jetës për shqiptarët.

Shoqata jonë nuk gjeneron të ardhura duke qenë se jemi organizatë jo fitimprurëse. Produktet që ne ofrojmë janë: Sigurim Jete/ Fond Pensioni Privat/ Fond Investimi.

Jemi të shtrirë në gjithë Shqipërinë ku ndodhen anëtarët e shoqatës & anëtarët tanë janë:

  1. Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensioneve dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive SIGAL LIFE UNIQA Group AUSTRIA sh.a; rreth 17 vite- (themeluar më 31/01/2006)
  2. Shoqëria e Sigurimeve të Jetës SIGAL LIFE UNIQA Group AUSTRIA sh.a.; rreth 18 vite – (themeluar më 23/02/2005)
  3. Shoqëria e Sigurimeve të Jetës SICRED sh.a.; 19 vite – (themeluar më 30/09/2004)
  4. Shoqëria Administruese e Fondeve CREDINS Invest sh.a.; rreth 18 vite – (themeluar më 31/10/2005)
  5. Shoqëria Administruese e Fondeve Raiffeisen INVEST sh.a.; rreth 18 vite – (themeluar më 18/07/2005)
  6. Shoqëria e Sigurimeve të Jetës INSIG sh.s.; rreth 7 vite – (themeluar më 23/12/2016)
  7. Shoqëria e Administrimit të Fondeve të Investimit WVP Fund Management; rreth 6 vite (thewmeluar më 15/11/2017)
  8. Shoqëria e Administrimit të Fondeve ALBSIG sh.a.; rreth 4 vite – (themeluar më 08/10/2019)
  9. Shoqëria Administruese e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive ABI INVEST; rreth 4 vite (themeluar më 24/12/2019)
  10. Shoqëria e Sigurimeve të Jetës ALBSIG sh.a. rreth 4 vite – (themeluar më 19/08/2019)