Bursa Shqiptare e Titujve (ALSE) në bashkëpunim me Shoqatën e Siguruesve të Jetës,

Pensioneve dhe Fondeve të Invesimeve lançoi platformën e publikimit të të dhënave ditore të kuotave të investimeve dhe pensioneve private vullnetare.

Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Fondeve të Pensioneve dhe Investimeve, kryetari i Bursës së Titujve, z. Artan Gjergji Kryetari i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare z. Ervin Mete si dhe kryetari i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondit të Investimeve, z. Naim Hasa.

Në fjalën e tij z. Hasa theksoi rëndësinë e kësaj platforme, si një nga projektet më të rëndësishme në zhvillimin e tregjeve finaciare në Shqipëri, siç është publikimi online i të dhënave financiare të Fondeve të Pensioneve dhe ato të Investimit në Bursën Shqiptare.

“Aktualisht tregu financiar jo-bankier,si ai i Pensioneve Private ashtu dhe i Ivestimeve është një treg i ri, por me një mision mjaft të rëndësishëm.

Qëllim i zhvillimit të këtij tregu është ruajtja e standartit të jetesës, që çdo njeri ka arritur nëpërmjet punës edhe gjatë kohës së moshës së tretë.

Sot ky treg ka mbi 60 mijë të anëtarësuar dhe administron afro 68 miliardë lekë asete të anëtarëve, me ritme rritje 1.2-1.3 herë çdo vit. Prandaj, zhvillimi i këtij tregu edhe në Shqipëri paraqitet si një domosdoshmëri e kohës”, -tha ndër të tjera z. Hasa gjatë ceremonisë së nënshkrimitt të marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondit të Investimeve dhe Bursës Shqiptare të Titujve.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në sallën Ovale, ku ishin ftuar edhe mediat dhe grupet e interesit.

Zbatimi i këtij projekti do të mundësojë bashkëpunimin mes Institucioneve e kompanive të tregut të kapitaleve. Gjithashtu ky projekt ju vjen në ndihmë konsumatorit, pjesëmarrësve në këto tregje, duke rritur transparencën dhe edukimin financiar të tyre.

 

Lidhje të tjera: https://amf.gov.al/news.asp?id=32535

 

 

Informohuni të parët.

Regjistrohu për të rejat më të fundit.

Konsultim falas

Na telefononi në (355) 44 511 666

Merrni kontrollin e së ardhmes suaj financiare në moshën e pensionit,
kurrë më parë nuk ka qenë kaq e thjeshtë.
Ne jemi këtu për të ndihmuar. Kontaktoni këshilltarët tanë: