
Livja Gjika është Drejtore e Departamentit Ligjor, Burimeve Njerëzore, Përputhshmërisë dhe Parandalimit të Pastrimit të Parave & Financimit të Terrorizmit në Shoqërinë Administruese të Fondeve SIGAL UNIQA INVEST.
Me një eksperiencë disa vjeçare në këshillim dhe shitje në fushën e sigurimeve pranë kompanisë SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ku ka mbajtur pozicionin si Specialiste e Marrjes në Sigurim dhe më pas si Juriste e Shoqërisë Administruese të Fondeve SIGAL UNIQA INVEST.
Znj. Livja zotëron titullin “Avokat” pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë dhe Master Shkencor në Drejtësi (Msc).
Gjithashtu Znj. Gjika ka mbajtur pozicionin e Juristes së Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve nga viti 2020 – 2024.