Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL, më i madhi i këtij lloji në Shqipëri, vjen gjithmonë me oferta që jo vetëm na mundësojnë një pleqëri të qetë financiarisht por na ndihmojnë që gjatë kohës që jemi anëtarë të tij të përfitojmë edhe shërbime të tjera.

Duke qenë pjesë e gjigandit të sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria”, Fondi SIGAL mundëson që gjithë anëtarët që pajisen me kartën e anëtarësisë, të përfitojnë nga bonuset fantastike që i ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.

 Zbritje për shërbime mjekësore në rrjetin mjekësor SIGAL

– Zbritje për Fizioterapi në Klubin e Shëndetit SIGAL

– Zbritje në Sigurimin e Pronës dhe Shtëpisë

– Zbritje në Sigurimin KASKO të makinës

 

 

Mos harroni! Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL ka sjellë ditët e fundit edhe lehtësira të tjera.
Fondi SIGAL prezantoi për klientët e tij mundësinë e anëtarësimit online përmes LINKUT ndërsa nga sot ju mund të paguani kontributet tuaja në fondin më të madh të pensioneve pa qenë nevoja të paraqiteni në bankën depozituese, por duke përdorur aplikacionin “e-banking”, “payser” ose “POK”.

Ky shërbim ofrohet pa asnjë kosto transferte ndërsa secili prej jush që vendos të kontribuojë për të ardhmen e tij ose të fëmijëve të tij përfiton interesa të larta investimi në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL.

Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL është fondi më i madh në Shqipëri, bazuar në vlerën e aseteve.

Raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, mbi ecurinë e tregut të pensioneve private në Shqipëri për 3-mujorin e parë 2022, tregonte se Fondi SIGAL ze 45% të tregut.

Sipas AMF, nga rreth 4.8 miliardë lekë asete që administrojnë 4 fondet e pensioneve në Shqipëri, 2.2 miliardë i janë besuar pikërisht Fondit SIGAL.

Ndaj mos prisni më! Kontaktoni këshilltarët e Fondit SIGAL dhe mësoni se si mund të investoni për të ardhmen tuaj dhe të familjes.

Kontakte:

Tel: +35544511666
Fondi SIGAL, e ardhmja jonë së bashku!

Informohuni të parët.

Regjistrohu për të rejat më të fundit.

Konsultim falas

Na telefononi në (355) 44 511 666

Merrni kontrollin e së ardhmes suaj financiare në moshën e pensionit,
kurrë më parë nuk ka qenë kaq e thjeshtë.
Ne jemi këtu për të ndihmuar. Kontaktoni këshilltarët tanë: