ELVIS PONARI MBA, MSc

CEO
Shoqëria Administruese e Fondeve
SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a.

Email: [email protected]
Tel: +355692067004

Përshëndetje dhe mirë se vini në webin zyrtar të Fondit SIGAL

Tregu i pensioneve private vullnetare vijon me tendenca të shpejta rritje nga viti në vit, si në drejtim të rritjes së numrit të anëtarëve pjesëmarrës, ashtu edhe për vlerën e aseteve neto.

Statistikat më të fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë një interes në rritje të individëve dhe bizneseve për të kontribuar tek skema e pensioneve private vullnetare.

Niveli i ulët i pensioneve shtetërore në Shqipëri ka bërë që shumë qytetarë ti drejtohen Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL.

Fondi SIGAL ju mundëson anëtarëve të tij një pleqëri sa më të qetë

Ne besojmë tek fuqia e bashkëpunimit dhe me këtë rast kam kënaqësinë t’ju informoj për veprimtarinë e Fondit të Pensioneve Vullnetare “SIGAL”.

Misioni ynë është që në Shqipëri, sistemi i pensioneve vullnetare të jetë mundësia ideale për ruajtjen e standardit të jetesës kur të dilni në pension. Këtë e ofrojmë ne bashkë me stafin profesional dhe shumë të dedikuar ndaj çdokujt.

Ne e ndërthurim këtë mision me pesë vlera thelbësore që mishërojnë jo vetëm atë që përpiqemi të demonstrojmë në çdo përpjekje, por gjithashtu përfshijnë kulturën e kompanisë.

Secili në Fondin SIGAL ka dhe mbart lartë këto vlera:

  • Lidership
  • Integritet

  • Angazhim

  • Përsosmëri

  • Puna në grupwork

Me një angazhim maksimal në të gjitha nivelet organizative të shoqërisë ne:

  • Fondi SIGAL ofron transparencë dhe standardet më të larta në treg. Menaxhojmë asetet tuaja në mënyrë efiçiente duke vepruar me profesionalizëm dhe duke vënë në zbatim praktikat më të mira të menaxhimit dhe investimit.

    Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL është i liçencuar konform legjislacionit shqiptar dhe kemi fituar besimin e shqiptarëve që prej vitit 2006.

    Përfitimet dhe benefitet financiare të pensioneve vullnetare janë të shumta si:

    • Kontributet e derdhura nga punëmarrësi në Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL, zbriten nga të ardhurat personale për efekt tatimi mbi të ardhurat.
    • Fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të fondit nuk i nënshtrohet tatimit.
    • Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL vlerësohet si shpenzim i zbritshëm për qëllim tatim mbi fitimin.
    • Shërbimet e ofruara nga Banka për shoqërinë administruese dhe anëtarët e saj, konsiderohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë janë të përjashtuara nga TVSH-ja.
    • Paratë e investuara në fond trashëgohen nga pasardhësit, ndryshe nga pensioni shtetëror në të cilin me humbjen e jetës së pensionistit, kontributet e derdhura i përfiton shoqëria.
    • Duke qënë pjesë e SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, ne kemi krijuar mundësinë që anëtarët tanë të përfitojnë bonuse nga paketa të tjera sigurimi (shëndetin, pronën, automjetin) që ofron kompania mëmë.

    Sistemi i pensioneve vullnetare është krijuar i tillë për t’ju ofruar një pension më të lartë dhe të ruani standardin e jetesës që keni gjatë periudhës së punës.

    A e dini që pensioni shtetëror, sipas studimeve të fundit, është shumë i ulët dhe në të ardhmen mundet të mos arrijë të përmbushë nivelin e minimumit jetik?

    Prandaj, skemat e pensioneve private janë shumë të zhvilluara në vendet perëndimore dhe shembujt më të mirë të tyre ne i sjellim në Shqipëri përmes Fondit SIGAL!

    Jemi të vetëdijshëm për sfidat që na presin në një kohë ku zhvillimi social dhe teknologjia ndryshon me ritme shumë të shpejta. Ne jemi të motivuar dhe të përgatitur për t’i arritur të gjitha objektivat tona duke ju shërbyer me standardet e një kompanie dhe duke sjellë eksperiencat më të mira të vendeve europiane.

    Një udhëtim prej mijëra kilometrash fillon me një hap të vetëm. E njëjta gjë është dhe rruga drejt pensionit. Cilado qoftë mosha juaj, koha më e mirë për të filluar investimin për pension është tani!

    Elvis PONARI MBA, Msc

    Administrator i Përgjithshëm

Informohuni të parët.

Regjistrohu për të rejat më të fundit.

Konsultim falas

Na telefononi në (355) 44 511 666

Merrni kontrollin e së ardhmes suaj financiare në moshën e pensionit,
kurrë më parë nuk ka qenë kaq e thjeshtë.
Ne jemi këtu për të ndihmuar. Kontaktoni këshilltarët tanë: