Administrator i Përgjithshëm / Anëtar i Këshillit të Administrimit
Z. Elvis Ponari është inxhinier financiar me arsim pasuniversitar. Zotëron master në Administrim Biznesi (MBA) në banka dhe sigurime dhe master shkencor (MSc) në Financë. Me një eksperiencë 10 vjeçare në sigurime në Vjenë, Austri, ku ka mbajtur pozicionin si Drejtor Rajonal në UNIQA Group Austria. Gjithashtu, Z. Elvis Ponari ka dhe një eksperiencë 3 vjeçare si drejtues në Bankën e Shqipërisë, dhe më pas në rolin Drejtues Ligjor i kompanisë vendase ALBGAZ. Aktualisht, është dhe anëtar bordi tek Sigal Uniqa Group Austria në Kosovë. Përpos ekspertizës, Z. Elvis Ponari ka qënë lektor në trajnime të shumta në fushën e auditimit, mbikëqyrjes, menaxhimit të riskut, menaxhimit financiar dhe buxhetimit në universitete dhe në institucione financiare vendase dhe të huaja.