Të nderuar anëtarë të Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL,

Në respektim të detyrimeve ligjore për transparencën ju njoftojmë se me vendim nr. 7, datë 17.12.2020, të Këshillit të Administrimit të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensioneve “SIGAL Life Uniqa Group Austria” dhe miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendim nr.3, datë 27.01.2021, është vendosur për vitin 2021, Kostoja e Administrimit nga 2,5% do të jetë 2.2%. Kjo masë merret për të rritur kthimin nga investimi i anëtarëve të fondit si dhe duke ndikuar kështu në rritjen anëtarësimeve të reja.

Jeni të mirëpritur të paraqiteni për nënshrkimin e ndryshimeve të mësipërme në kontratën tuaj.

Duke Ju ofruar besueshmëri e profesionalizëm,

Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL

Be the first to know.

Sign up for the latest news.

Free consultation

Call us at (355) 44 511 666

Take control of your financial future in retirement,
It has never been so simple before.
We are here to help you. Contact our advisors: