Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.

Një zgjedhje dhe zgjidhje e sigurt në një moment mjaft të rëndësishëm të problemeve që po përballet sot sistemi i pensioneve në Shqipëri.

  • Mundësia për një alternative të qetë dhe të garantuar në moshën e tretë.
  • Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.
  • Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.
  • Në rastet kur kontributi paguhet në një monedhë tjetër, shuma e paguar konvertohet në monedhën lekë me kursin zyrtar të konvertimit valutor, të asaj dite kur bëhet pagesa.
  • Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.
  • Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre ose çdo person i tretë në emër të tyre në lekë.
  • Kontributi për pension mund të paguhet në baza mujore,
    3-mujore, 6-mujore dhe vjetore.
  • Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme.

Fondi i Pensionit Privat SIGAL zë 45,68% të vlerës së aseteve në këtë treg
(sipas të dhënave zyrtare të AMF-së Janar-Qershor 2020).

Ju pajis me Kartën e Anëtarësimit që në momentin e nënshkrimit të kontratës.

Astetet e Fondit investohen më synim optimizimin e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt.

Investimet e Fondit bëhen në instrumenta me kredibilitet të fortë, me maturitet të ndryshëm dhe mbi bazën e parimit të ruajtjes së nivelit të mjaftueshëm të likuiditetit.

Kontributi në Fondin e Pensioneve Private NUK i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat, ose taksës mbi vlerën e shtuar.

Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e:

  • Pension Pleqërie të Parakohshëm
  • Pension Pleqërie
  • Pension Invaliditeti
  • Pension familjar trashëgimie
  • Pagesa të parakohshme

Si anëtarë të Fondit ju do të jeni të lirë të zgjdhin mënyrën e tërheqjes së aseteve nga llogaria juaj personale në tre forma:

  • në mënyrë të menjëhereshme
  • në mënyrë periodike si pension
  • në mënyrë të parakohshme

Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.

Si anëtar ju do të keni gjithashtu të drejtën, që në çdo kohë, të transferoni asetet tuaja nga një fond pensioni në një tjetër, i cili administrohet nga e njëjta ose nga një shoqëri tjetër administrimi.

Klientët aktualë vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni apo vendndodhje.

Fondi vepron me integritet, kujdes dhe profesionalizëm, në zbatim të kuadrit ligjor ekzistues dhe praktikave më të mira.

Mbikqyret nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF)