Lehtësitë tatimore të kontributeve të anëtarëve të fondit të pensionit

  • Kontributi zbritet nga të ardhurat personale të anëtarit për efekt tatimi;
  • Fitimi që realizohet nga investimi i aseteve nuk i nënshtrohet tatimit;
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit;
  • Në rast se mosha e anëtarit është deri në 50 vjeç kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore,është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 000 lekë dhe 15 për qind të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit dhe në rast se anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 250 000 lekë dhe 25 për qind të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit;

Trajtimi fiskal i kontributeve të bëra nga punëdhënësi

  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij vlerësohen shpenzim operativ, i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 250 000 lekë;