
Fondi i Pensionit Vullnetare “SIGAL” është një fond transparent, i hapur, që në mënyrë të vazhdueshme siguron anëtarët e tij, duke i informuar në kohë reale për situatën e aseteve nëpërmjet:
Anëtari i fondit të pensionit, sipas zgjedhjes, ka të drejtë të marrë pagesën e menjëhershme të vlerës neto të aseteve në llogarinë e vet ose pagesat periodike, në formë pensioni, që i përgjigjen kësaj vlere:
- Kur mbush moshën e pensionit të parashikuar me ligj për sistemin e pensionit të detyrueshëm, që zbatohet për atë anëtar;
- 5 vjet përpara se të mbushë moshën e pensionit,
sipas ligjit Nr. 10 197 /10.12.2009 - Kur bëhet i paaftë për punë në mënyrë të përhershme dhe që vërtetohet, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Shoqëria administruese mund t’i propozojë anëtarit t’i investojë asetet e tij në produkte të tjera financiare, para se të kryejë pagesën te ky anëtar, sipas përcaktimeve në ligj, por duhet t’i shpjegojë qartë dhe me shkrim se ai ka të drejtën e pakushtëzuar për të marrë pagesën e të gjitha aseteve të veta në fondin e pensionit. Autoriteti nxjerr rregullore për mënyrat, kushtet dhe procedurat e pagesave të pensionit.
Nëse anëtari ndërron jetë përpara se të marrë pagesën e të gjitha aseteve të veta, sipas përcaktimit në ligji, asetet në llogarinë e tij u shpërndahen trashëgimtarëve, në përputhje me dispozitat ligjore, që rregullojnë trashëgiminë.
Shoqëria administruese e fondit të pensionit detyrohet të njoftojë anëtarin 3-muaj para lindjes së të drejtës për përdorimin e aseteve neto në llogarinë e tij të pensionit.