
SH.A.F.P SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA, është një shoqëri aksionare, me seli në adresën: Rr.Donika Kastrioti, Tiranë. SH.A.F.P është regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit më datë 31/01/2006, liçensuar shoqëri administruese me vendimin e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) me liçensë nr. 2, datë 30.03.2011.
Shoqëria ka për objekt të veprimtarisë së saj: mbledhjen dhe investimin e fondeve të pensioneve, në përputhje me dispozitat e ligjit, si dhe në përputhje me parimin e shpërndarjes së riskut (diversifikim), për ofrimin e përfitimeve të pensionit për personat që anëtarësohen në Fond. Shoqëria administruese ka dhe funksionin e kryerjes së pagesave të pensionit si dhe çdo objekt tjetër të lejuar nga legjislacioni dhe që nuk vjen në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore për fondet e pensionit vullnetar.
Historiku
Themeluar CAPITAL- Instituti Privat i Pensioneve
Emërimi i Z. Naim HASA Administrator i Përgjithshëm
Dyfishim i numrit të anëtareve në krahasim me nje vit më përpara
Liçensuar nga AMF si Shoqëria administruese e Fondit të Pensionit “SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA”
Shtuar aksionar “SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA”
Aksionarët e Shoqërisë:
- Z. Avni PONARI
- SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA